Deborë në Tiranë

1,000 L

Historitë e dedektivit privat Bardhyl Nini vijojnë nëpër një Tiranë kaotike, ku lufta mes së mirës dhe së keqes, pushtetit, parasë dhe dashurisë për vendin nuk reshtin asnjëherë.

SKU: 9789928371287 Kategoria

Për tri gjëra është i sigurt hetuesi privat Bardhyl Nini. E para, e vetmja drejtësi që do të gjejë në Shqipëri është ajo që do të arrijë ta bëjë me duart e tija. E dyta, kafja pa konjak “Skëndërbeu” është si pushka pa fishek. E treta dhe e fundit: po vajte në shesh mejdani, ose lufto me shpirt e me dhëmbë deri në fund, ose mos shko fare. Bardhyli duket sikur ka gjetur rehat në Tiranën e tij. I shtyn ditët në lokalin e lagjes me një kafe e konjak para, duke luajtur domino e duke ndjekur raste pa shumë rëndësi. Kur Esteri troket në portën e tij, duket sikur detyra që do t’i japë është thjesht një tradhti bashkëshortore si shumë të tjera. Por qysh nga ai çast, hetuesi privat hyn në një vorbull ngjarjesh që nuk arrin më ta kontrollojë. Shpejt, do të gjendet i rrethuar nga të fortët e qytetit, batakçinj e mashtrues ordinerë, prostituta, gjykatës të korruptuar, fëmijë partizanësh, policë e shitës bajamesh. Bardhylit i duhet të kuptojë që çdo zgjidhje sjell edhe një sakrificë, dhe çdo sakrificë duhet paguar. “Dëborë në Tiranë” është një udhëtim në një qytet më të errët e të ftohtë se ai që njohim, sa i nëndheshëm, aq edhe i dukshëm. Por është edhe një udhëtim në një botë morale me pyetje, dyshime, zgjedhje e hesape që duhen larë. Është përpjekja e protagonistit për t’u bërë shqiptar më i mirë, por është edhe historia e atyre që duan ta ndalin. Sa jemi të gatshëm të paguajmë për atë gjë në të cilën besojmë? Cili është çmimi me të cilin çdokush shitet a blihet? Cili është flijimi përfundimtar?

Komente

Nuk ka ende komente