Dashuria e një tjetër jete

1,200 L

Një histori magjike dhe prekëse për dashurinë, fatin dhe guximin për të gjetur veten.Përfytyro të zgjohesh me jetën e përsosur… por që nuk është jotja. Në ditëlindjen e saj të …

SKU: 9789928838292 Kategoria

Një histori magjike dhe prekëse për dashurinë, fatin dhe guximin për të gjetur veten.

Përfytyro të zgjohesh me jetën e përsosur… por që nuk është jotja. Në ditëlindjen e saj të 36-të, Xhozi, një britanike beqare që jeton në Brooklin, mendon se më në fund gjërat po i ecin mbarë. Emisioni i saj në radio po korr sukses dhe ndoshta djali që i pëlqen, do t’u përgjigjet ndjenjave të saj.

Por një aksident i papritur e zhyt në errësirë… dhe kur zgjohet, gjithçka ka ndryshuar.

Tani jozi jeton në një shtëpi luksoze në Manhatan, është e martuar me një burrë që e adhuron dhe ka një jetë të përsosur në çdo detaj. Vetëm se ajo nuk mban mend asgjë prej saj.

Kjo është jeta që ka dashur gjithmonë, por i duhet të vendosë: a do të kthehet në jetën e mëparshme apo do të qëndrojë me dashurinë e jetës së saj në këtë realitet pothuajse të përkryer?

“Sigurisht që rashë në dashuri me të – unë jam ti. Dhe sigurisht që ai ra në dashuri me mua – unë jam TI. Në pjesën më të madhe, gjithsesi. Ndryshuar nga rrethanat, nga zgjedhjet e jetës – por në thelb, ti. Nuk mund të kishte shkuar ndryshe.

Shtëpia Botuese

Pegi

Numri i faqeve

366

Autori

C.J. Connolly

Komente

Nuk ka ende komente