Dashuri shtrigane

1,000 L

Kjo histori dashurie e mrekullueshme dhe analizë psikologjike, është një shuplakë për kohën, jetën vanitoze, zakonet dhe hipokrizinë e shoqërisë së Argjentinës.

SKU: 9789928062970 Kategoria

“Dashuri shtrigane”, vepra e fundit e shkrimtarit Roberto Arlt, botuar në vitin 1932, është historia tragjikomike e inxhinierit Estanislao Balder, i cili në kundërshtim me moralin e kohës, vendos të divorcojë gruan e tij; nga përjetimi i një historie dashurie me një adoleshente, pak përpara grushtit të shtetit në vitin 1930. Balder tridhjetëvjeçar, bën një jetë monotone dhe të stresuar nga puna dhe lidhja bashkëshortore, prandaj ka vendosur që të gjejë shpëtim duke e braktisur familjen. Por, reagimet atipike dhe mendjengushta të familjarëve për dashurinë, seksin, dhe martesën, nuk e tejkalojnë optikën e lëvizjeve të shoqërisë së kohës. Arlt është një vëzhgues i hollë i frymës metafizike dhe absurdit të kësaj shoqërie.

Komente

Nuk ka ende komente