Dashuri qesharake

1,200 L

Ndoshta sepse u shkruan gjatë asaj që vetë Milan Kundera e përshkroi si periudhën më të lumtur të jetës së tij (midis viteve 1959 dhe 1968), tregimet në Dashuri qesharake janë më të …

SKU: 9789928816788 Kategoria

Ndoshta sepse u shkruan gjatë asaj që vetë Milan Kundera e përshkroi si periudhën më të lumtur të jetës së tij (midis viteve 1959 dhe 1968), tregimet në Dashuri qesharake janë më të gëzueshmet, më seriozisht të paturpshmet dhe më qesharaket, nga të gjitha veprat e tij.
Në shtatë tregime, të kompozuara në një formë të përsosur, ku personazhi zhvillohet deri në fund, plot me paralele, Kundera flet për një nga ndjenjat më të forta të njeriut, flet për dashurinë, por për një dashuri që shoqërohet gjithmonë nga një element tjetër, mistifikimi, çka u jep tregimeve shumë emocion.
Parada e personazheve, hedonistë, që shpaloset para lexuesit, të gjithë në ndjekje të lojërave të shumëfishta dhe kontradiktore të miqësisë, dashurisë dhe seksit, të gjendur në një botë të ashpër, botë sekretesh dhe inkuizicioni, nuk mund të mos provokojë të qeshura. Një e qeshur edhe naive, edhe djallëzore; një humor i mençur, i rafinuar dhe i gëzueshëm, me të cilin autori i Lehtësisë së padurueshme të qenies na ka mësuar tashmë.
Në Dashuri qesharake, Milan Kundera shfaqet, edhe një herë, si mjeshtër të iluzioneve dhe surprizave më elegante të rrëfimtarisë.

Shtëpia Botuese

Dituria

Numri i faqeve

512

Autori

Milan Kundera

Komente

Nuk ka ende komente