Roani biznesi im janë përrallat. Krijoj parqe rekreative, drejtoj studio diskografike dhe hotele me pesë yje. Nëse ia dal të ristrukturoj Drimlendin, çdo gjë do të bëhet imja. Në fillim m’u duk thjesht interesante ideja për të rekrutuar Zahrën në kompani. Por, më pas e putha. Gjërat u koklavitën më shumë kur i dërgova një mesazh me një numër dhe identitet të rremë. Kur kuptova që e kisha dreqosur, ishte tepër vonë. Njerëzit si puna ime nuk shestojnë asnjëherë funde të lumtura. E sidomos, kur përfshihemi personalisht, i prishim me duart tona.ZahraPasi i dorëzova një raport kryekëput kritikues kompanisë Drimlend, fill pasi isha bërë tapë, e vetmja gjë që prisja ishte të më pushonin nga detyra. Por, në vend të kësaj, Roan Kejni më ofroi punën e ëndrrave. Po ku qëndron kleçka këtu? Duhej të punoja me drejtuesin më të vështirë që kisha njohur ndonjëherë në jetë. Roani ishte i paskrupullt, krejtësisht pa edukatë dhe i padurueshëm, por zemra ime nuk donte t’ia dinte. Të paktën, deri në çastin që zbulova sekretin e tij. Ishte pikërisht koha që t’i jepja një mësim të mirë këtij miliarderi. Duhej të mësonte që gjërat në jetë nuk zgjidhen veç me para. Sidomos gjërat mes nesh.
Dashuri me kusht
1,400 L
Roani biznesi im janë përrallat. Krijoj parqe rekreative, drejtoj studio diskografike dhe hotele me pesë yje. Nëse ia dal të ristrukturoj Drimlendin, çdo gjë do të bëhet imja. Në fillim m’u …
Përshkrim
Informacion shtesë
| Shtëpia Botuese | Muza |
|---|---|
| Numri i faqeve | 433 |
| Autori | Lauren Asher |
Komente
Nuk ka ende komente