ALEKS VOLKOVI është djalli i bekuar me fytyrën e një engjëlli dhe i mallkuar me një të shkuar, prej së cilës nuk mund të arratiset.
Nën shtysën e tragjedisë që e ka përndjekur për pjesën më të madhe të jetës, bëmat e tij të pamëshirshme për sukses dhe hakmarrje lënë shumë pak vend për çështjet e zemrës. Po kur ai detyrohet të kujdeset për motrën e shokut të ngushtë, fillon të ndiejë diçka në kraharor:
Një krisje.
Një shkrirje.
Një zjarr që mund t’ia kthejë në hi botën e vet.
AVA ÇENI është një shpirt i lirë në grackën e maktheve të një fëmijërie që nuk arrin ta sjellë ndër mend. Po pavarësisht fillit të këputur të së shkuarës, ajo nuk ka reshtur kurrë së pari anën e bukur të botës… përfshirë edhe zemrën brenda guaskës së akullt të një mashkulli, të cilin nuk duhej ta dëshironte. Shokut të ngushtë të të vëllait. Fqinjit të saj. Shpëtimtarit dhe rrënimit të saj.
Dashuria mes tyre nuk duhej të kishte ngjarë kurrë… po kur ajo lind, nxjerr në dritë sekrete që mund t’i shkatërrojnë të dy… dhe gjithçka që kanë të shtrenjtë.
Komente
Nuk ka ende komente