Në këtë roman bëhet fjalë për ngjarjet në qytetin e Gjirokastrës, nga pushtimi nazist deri tek vdekja e Stalinit me 1953. Romani fillon me ardhjen e gjermanëve në Shqipëri , pararoja e të cilëve goditet në kufi nga partizanët, gjë që i zemëron gjermanët, të cilët vendosin ta hedhin qytetin në erë. Ata ndalin bombardimet pasi shohin flamurin e bardhë të cilin nuk dihet se kush e kishte ngritur. Mirëpo gjermanët dëshirojne hakmarrje për goditjen e pararojës prandaj mbledhin 80 njerëz qe t’i pushkatojnë . Në këtë kohë, koloneli gjerman, i ngarkuar me detyrë për pushtimin e Shqipërise, Fritz Wan Schwabe kërkon mikun e tij të universitetit, Dr.Gurameton e Madh, me të cilin kishte kryer studimet. Gurametoja e fton për darkë në shtëpinë e tij. Ndërsa koloneli Wan Schwabe është në darke te Gurametoja, qytetarët e tmerruar, që sapo ishin qetësuar nga bombardimet, nuk mund t’iu besojne veshëve. Ata ende ishin nën shokun e bombardimeve ndërsa degjojne muzike me zë të lartë e cila vjen nga shtëpia e Gurametos. Mendimet e para janë se mos është çmendur fare doktori që ta thërrasë armikun në darkë, dhe në qytet përplasen dy rryma, ata që e konsiderojnë Gurameton tradhëtar dhe ata që e perkrahin. Mirëpo pa filluar thashethemet mirë ndodh befasia tjetër: pengjet lirohen. Qytetarët nuk dinë se çfarë të thonë. Ndërsa lufta e vërtetë ishte zhvilluar brenda, mes Gurametos dhe kolonelit. Por çfarë u bisedua brenda do të mbetej mister. Pas largimit të gjermanëve vijne komunistët dhe vendoset rendi i ri. Darka mbetet misterioze dhe e pashpjegueshme. Gurametoja arrestohet disa herë . Gurametos i thuren edhe këngë. Njëra ndër kenget ishte më misteriozja: sipas këngës Gurametoja kishte ftuar të vdekurin në darkë. Autori e përmend që në fillim të librit një tregim që u tregohej fëmijëve për t’i vënë në gjumë: Një njeri detyrohet që të ftojë një njeri rastësisht për darke, ai ia jep të birit të tij ftesën që t’ia jap ndonjë kalimtari të rastit. Mirepo fëmijën e zë terri në rrugë dhe e hedh rastësisht ftesën në varreza dhe ftesa bie mbi një varr. Dhe në mbrëmje vjen në darkë i vdekuri. Ndonëse autori e përmend rrëshqitazi këtë tregim, ky ka lidhje të forta me romanin. Disa ditë para vdekjes së Stalinit, Gurametoja arrestohet dhe torturohet në Guvën e Shanisasë, në lidhje me darkën që beri para 10 viteve. Sqarohet një gjë, personi që kishte qenë në darkën e Gurametos nuk kishte qenë Fritzi sepse ai kishte vdekur 3 muaj para darkës, por një shok i tij. Së fundmi Gurameton e pushkatojnë. Mirëpo gjatë rrugës për tek vendi i ekzekutimit, Gurametoja perpiqet te thote diçka kur kalon pranë varrezave, mirëpo kjo zbulohet vetëm vite më vonë: siç duket ai deshi të thoshte që donte të hiqte ftesën nga varri, ta hiqte ftesen për darken e cila e kishte marrë në qafë.
Darka e gabuar
900 L
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë, dhe ndonëse e hetuar për një kohë tepër të gjatë, herë haptas e më së shumti në fshehtësi, e vërteta e darkës ka mbetur ende sot e pashpjeguar plotësisht. Ç’ka ndodhur në atë darkë? Ç’ka qenë e vërtetë nga ajo që është treguar më pas prej njërës palë, të zotëve të shtëpisë, dhe prej palës tjetër, të ftuarve? Së fundi, ç’ka qenë e fshehta që dyshohet se është mbuluar me kujdes? Për shkak të komplotit të famshëm të bluzave të bardha në Kremlin dhe të vdekjes së Stalinit, hetimi i darkës merr befas përmasa planetare. Kadare jep një version të tij të ngjarjes në një roman, që ta mban frymën pezull gjer në rreshtin e fundit.
Komente
Nuk ka ende komente