Katër vjet pasi na magjepsi me historinë e romanit “Gjuetia e ethshme e deles”, Haruki Murakami e nis sërish heroin e tij në një rrugëtim të ri. Ca ëndrra të çuditshme e shtyjnë djaloshin tonë të kthehet sërish te hotel “Delfini”. Një takim me të mistershmin burri-dele e çon në ca aventura të reja: me një recepsioniste të hijshme dhe disi nervoze, me një poet amerikan që ka humbur njërin krah në luftë, me një vajzuke adoleshente e paqetë, me një aktor të famshëm e të palumtur, me një prostitutë magjepsëse, dhe mes të tjerësh, edhe me një shkrimtar të vetëkënaqur (Hiraku Makimura!). Por, si lidhen të gjitha këta në historinë tonë? Dhe pse ka gjithnjë e më shumë fatalitete nëpër këtë udhë plot mistere të personazheve të tij?
Danc Danc Danc
1,500 L
Duke luajtur si përherë me kufijtë mes ëndrrës dhe realitetit, në kërkim të lidhjeve njerëzore të shoqërisë së kapitalizmit të avancuar dhe me analiza të holla muzikore tipike të tij, Murakami ia doli të shkruajë këtë histori të mrekullueshme, që sipas fjalëve të atij vetë, u bë libri i tij më i dashur që ka shkruar deri tani.
Reviews
There are no reviews yet.