Çelësat e mbretërisë

1,200 L

Nuk ka më Cezar në kohën e sotme, ka veçse financierë dhe burra shteti, që duan të zotërojnë minierat e diamantit të Afrikës së Jugut apo kauçukun e Kongos së katandisur në skllavëri. Krishti ka predikuar vëllazërimin njerëzor.

5 stok

SKU: 9789995621964 Category: Tag:

Ne, Kisha e shenjtë katolike; dhe, në të vërtetë, tërë Kishat e botës së krishterë, ne, pra, marrim pjesë në një luftë botërore. Më keq akoma, e shenjtërojmë. Ne dërgojmë miliona prej bijve tanë fort të dashur në masakër, për të lënë atje jetën, gjymtyrët apo shpirtin, për të vrarë e për t’u vrarë, me një buzëqeshje hipokrite dhe bekimin tonë apostolik. Vdisni për Atdheun dhe mëkatet do t’ju falen. Patriotizmi, mbreti apo perandori! Dhjetë mijë predikues kënaqen duke thirrur: “Jepini Cezarit, atë që i takon Cezarit…”. E preu fjalën, grushtet i mbante shtrënguar, sytë i flakërinin.

Reviews

There are no reviews yet.