Çadrat

500 L

Këllëfi nuk më rri as i lirë, as i shtrënguar, madje më drithërohen telat falë të ngjeshurit pas njëri-tjetrit deri në atë pikë saqë, nganjëherë, më duket sikur ata uxjerrin edhe tinguj të një gjuhe që vetëm unë arrij ta kuptoj.

SKU: 9789928838070 Kategoria

“Sa e lumtur ndihem që jam çadër! Veçanërisht kur ma heq këllëfin dora e tim zoti apo ajo e bashkëshortes së tij, sepse më shijon shtrëngimi i ëmbël i dorezës sime nga duart e ngrohta, prekja e së cilave më turbullon bukur, lëmimi që ato duar të dashura m’i bëjnë trupit. sepse më pëlqen ajo ndjenjë çlirimi që, pas pak, do të më blatojnë hapja ime, si edhe tendosja e vrullshme e tërë veshjes sime të mëndafshtë, brenda së cilës ëndërroj qoftë për rrëshqitjen eksituese të pikave të shiut të ardhshëm, qoftë për përvëlimin po aq eksitues të rrezeve të diellit.Sa e lumtur ndihem që jam çadër! Veçanërisht, kur këllëfın ma veshin plot delikatesë të njëjtat duar, çka më provon se jam pjesë e pandashme e një familjeje që më përdor me dashuri. Këllëfi nuk më rri as i lirë, as i shtrënguar, madje më drithërohen telat falë të ngjeshurit pas njëri-tjetrit deri në atë pikë saqë, nganjëherë, më duket sikur ata uxjerrin edhe tinguj të një gjuhe që vetëm unë arrij ta kuptoj.”.

Shtëpia Botuese

Pegi

Numri i faqeve

90

Autori

Edmond Tupja

Komente

Nuk ka ende komente