Ç të bësh kur gabimet të futin dridhmat

700 L

Udhëzuesi i udhëheq fëmijët dhe prindërit e tyre përmes emocioneve që fshehin frikën e të bërit gabime duke përdorur strategjitë dhe teknikat e bazuara në parimet konjitive-sjellore. Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një burim gjithëpërfshirës për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve për t’u përballur me gabimet… në mënyrë që të eksplorojnë territore të reja pa frikë!

SKU: 9789928286376 Kategoria

Eksploruesit eksplorojnë vende në të cilat ata nuk kanë qenë kurrë më parë. Atyre mund t’u duhet njëfarë kohe derisa t’i bëjnë zbulimet e tyre. Ata mund ta kenë të vështirësi t’i kuptojnë hartat. Ata mund të ndjekin shtigje të gabuara apo të marrin kthesa të gabuara. Ka raste që ndonjëherë atyre u duhet t’ia nisin nga e para të gjithë ekspeditën!

Sikur eksploruesit të mos i kishin pranuar gabimet e tyre dhe të mos kishin vazhduar përpara, ndoshta ata kurrë nuk do të kishin bërë ndonjë zbulim! Të duket e njohur me veten? Nëse e ke problem të pranosh gabimet, nëse përpiqesh të kesh vazhdimisht të drejtë, ose nëse shqetësohesh se nuk do të jesh i mirë sa duhet, ky libër është për ty!

Shtëpia Botuese

Botart

Numri i faqeve

96

Autori

Claire A.B. Freeland, Jacqueline B. Toner

Komente

Nuk ka ende komente