Ç të bësh kur frikësohesh nga shtrati

700 L

Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një burim gjithëpërfshirës për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve që të arrijnë të flenë në kohën e duhur dhe të qëndrojnë në gjumë… si me magji!

SKU: 9789928286338 Kategoria

A nuk do të ishte mrekullia vetë të hidheshim mbi shtrat, të tulateshim nën shtroja dhe të na zinte gjumi menjëherë pa ankthe pa frikë?

Pa i bërë veshët pipëz për të dëgjuar zhurma e pa menduar për njerëzit e këqij?

Pa u çuar për të pirë ndonjë gotë ujë a lëng, apo pa shkuar edhe një herë në tualet? Koha për gjumë është e vështirë për shumë fëmijë. Nëse edhe ty të zë frika të shkosh në shtrat për të fjetur dhe je i bxndur se asgjë veç magjisë nuk funksionon për të të zënë gjumi, atëherë ky libër është për ty.

Udhëzuesi Ç’të bësh kur frikësohesh nga shtrati i udhëheq fëmijët dhe prindërit e tyre përmes teknikave konjitive-sjellore që përdoren për trajtimin e problemeve me gjumin.

Frikërat, ngarkesa mendore, shqetësimet trupore, dhe varësia e tepërt nga prindërit mund të mposhten, ndërkohë që fëmija fiton aftësitë që i nevojiten për të pasur net më të qeta.

Shtëpia Botuese

Botart

Numri i faqeve

96

Autori

Dawn Huebner

Komente

Nuk ka ende komente