Femrat kanë lindur të gjitha me një organ të pavarur të veçantë që u jep mundësi të gënjejnë. Ky ishte opinioni per¬sonal i doktor Tokait. Varet nga personi, tha ai, se ç’lloj gënjeshtrash do të thotë, në cilën situatë do t’i thotë dhe si do t’i thotë. Por në njëfarë pike të jetës, të gjitha femrat thonë gënjeshtra dhe ato gënjejnë për gjëra të rëndësishme. Gënjejnë edhe për gjëra të parëndësishme, por ato nuk ngu-rrojnë të gënjejnë për gjërat më të rëndësishme. Dhe kur e bëjnë këtë, në shumicën e rasteve shprehja e fytyrës dhe zëri i femrave, nuk ndryshon aspak, ngaqë nuk janë ato që po gënjejnë, por është ky organ i pavarur me të cilin janë pajisur, që aktron më vete. Ja përse – përveç pak rasteve të veçanta – ato mund të vazhdojnë të kenë një ndërgjegje të pastër dhe arrijnë të flenë të qeta, pavarësisht se çfarë kanë thënë. Por pa ndërhyrjen e atij organi – një organ që na ngre në lartësi të reja, na flak në thellësi, na e hedh mendjen në kaos, na ngjall iluzione të bukura dhe ndonjëherë madje na çon drejt vdekjes – jeta jonë do të ishte në të vërtetë mediokre dhe e vrazhdë.
Burra pa gra
900 L
Nje tjeter liber me tregime i Murakamit ne shqip nga Skanderbeg Books. Murakami nuk eksploron vërtet vuajerizmin, por më shumë një seksualitet pa trup, një pasion të filtruar. Përzierja e humorit dhe e melankolisë në veprat e Murakamit, është e jashtëzakonshme.
Komente
Nuk ka ende komente