Kris është një adoleshent që nëna e tij e ka braktisur ditën kur ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç. I gjendur në rrugë të madhe, ai mundohet të organizojë jetën i rrezikuar nga makinat, skamja dhe papastërtia. Por, në mesin e kësaj bote kaq kaotike dhe të dhunshme, ai gjen edhe njerëz të mrekullueshëm me të cilët ndjehet si në familjen që ka ëndërruar, të cilën nuk e ka pasur kurrë. Edhe pse Kris është një djalosh me aftësi të kufizuara të intelektit, kjo aventurë mbijetese do ta mësojë jo vetëm të përballojë fatin që i ka rënë, por do të dijë edhe se si të kërkojë të drejtën për të qenë i lumtur.
Me “Bulevard” Jean-François Sénéchal ofron një histori prekëse, sa të vështirë aq edhe tragji-komike. Ky është një roman i shkruar me gjuhë të thjeshtë, gazmore dhe me ndjenja të sinqerta njerëzore. Naiviteti i Krisit e bën atë një personazh me një botë shpirtërore të madhe dhe mbresëlënëse. është e pamundur t’i mbash lotët.
Vlerësime
“Bulevard” është një roman i shkruar me shumë emocion, ngrohtësi dhe ndjeshmëri. është një bulevard në lëvizje, që na mëson se si duhet të përdorim një gjuhë komunikimi të pa rënduar.
Ëshhtë një respekt i gjallë ndaj personave me aftësi ndryshe, i fitores kundër bullizmit dhe i pranimit të të tjerëve, ashtu siç ata janë. E rekomandoj që të lexohet nga mësuesit, veçanërisht nga nxënësit e moshës 12 vjeç e lart.
Komente
Nuk ka ende komente