Sa mendjelehtë janë njerëzit, sa shumë këmbëngulin!… Budallenjtë! Rendin pas një tymnaje, pas një iluzioni që e quajnë lumturi Kanë pará dhe duke qenë të pasur mendojnë se janë Zoti! Sa për të ardhur keq! Budallenjtë!… Te çmendurit!… Sëmundjet dhe mynxyrat e fatkëqijve meritojnë mëshirën, ndërsa pafytyrësia, veset dhe turpet, përbuzjen.
Disa i gërryen sedra, disa i vret xhelozia. Egoizmi është bërë virtyt, ndershmëria vetëm një nocion. Gjithandej paburrëri, hipokrizi, poshtërsi! Zemrat janë molepsur, e liga ka hyrë thellë në shpirt. E keqja mbizotëron mbi të mirën, makutëria e disave përfiton nga ndershmëria e të tjerëve. Sa mëkatare është jeta! Të lumtur janë vetëm ata që në tokë vijnë thjesht kalimthi, ata që kanë vdekur!… Sa do të doja të isha dhe unë i vdekur!
Komente
Nuk ka ende komente