Beqar në shpirt

1,500 L

Shoqëria vazhdimisht lëshon paralajmërime të zymta mbi rreziqet e të jetuarit si beqar. Por, a është realisht e domosdoshme gjetja e një bashkëshorti/bashkëshorteje apo partneri për të …

SKU: 9789928481245 Kategoria

Shoqëria vazhdimisht lëshon paralajmërime të zymta mbi rreziqet e të jetuarit si beqar. Por, a është realisht e domosdoshme gjetja e një bashkëshorti/bashkëshorteje apo partneri për të pasur një jetë të plotë? Në librin Beqar në Shpirt, Dr.Bella DePaulo flet në emër të miliona njerëzve anembanë globit, që i tërheq fuqishëm beqaria për atë çka ajo ofron. Ekspertja na tregon çfarë do të thotë jo vetëm që të jesh i lumtur si beqar për një farë kohe, por ç’do të thotë që të jesh i lumtur si beqar përgjithnjë.

Në këtë libër monumental trajtohen drejtpër-sëdrejti idetë e gabuara në lidhje me jetën e beqarëve, teksa nxirren në pah, vlerësohen dhe mbështeten ata që mendojnë të rrinë beqarë. Në të flitet për kërkimet, studimet e rëndësishme, shoqëruar me shembuj anekdotikë, dhe shumë më tepër se aq për të ndihmuar familjarët dhe miqtë që të arrijnë të kuptojnë. Me një shkrim thellësisht tërheqës dhe të bazuar në të dhënat e shumta, Dr. DePaulo një profesoreshë dhe studiuese e dalë nga Harvard, fjala e së cilës Ted Talk mbi tërheqjen që ushtron beqaria ka më shumë se 1.6 milionë shikime mbështet lexuesit e çdo gjinie, moshe dhe kulture që janë beqarë në shpirt, si dhe jep këshilla mbi tema aq të ndryshme si vetmia, liria, intimiteti, fëmijët, dhe presioni social.

Të kuptuarit e vetes si beqare në shpirt i dha Dr.De Paulo forcë, kohë, vetëbesim, fuqi, autenticitet, përmbushje të thellë, dhe më shumë se sa kaq. Te Beqar në Shpirt, ajo na tregon çfarë ka mësuar vetë krahas historive të të tjerëve, duke frymëzuar dhe duke i dhënë hov levizjes së njerëzve që po ngrihen për të mbrojtur çfarë është e drejtë për ta dhe që, falë saj, po shkëlqejnë e po përparojnë në jetë.

Shtëpia Botuese

Jetart

Numri i faqeve

334

Autori

Bella DePaulo

Komente

Nuk ka ende komente