“Aventurat e Tom Sojerit”, 1876, nga Mark Twain, flet për një djalosh që rritet pranë lumit Misisipi. Ngjarjet zhvillohen në vitet 1840, në Shën Petërburg, qytet i portretizuar sipas qytetit Hanibal, në Misuri, ku u rrit Tëain. Gjatë gjithë veprës, Tom Sojeri përjeton një sërë përvojash, shumicën e të cilave i ndan me shokun e tij, hakëllberi Finin. Libri u bë shumë shpejt vepra më e shitur e Tëain gjatë jetës së tij.
Mark Twain është pseudonimi i shkrimtarit Samuel Langhorne Clemens (1835 – 1910). Ai lindi dhe u rrit në shtetin amerikan të Misurit. Pas vdekjes së të atit, kur ishte dymbëdhjetë vjeç, e la shkollën për ta fituar vetë jetesën. Ishte aventurier i madh dheudhëtoi nëpër të gjithë Amerikën në kërkim të arit, deri sa u vendos në Amerikën e Jugut.
Mark Twain ishte gjithmonë nostalgjik për fëmijërinë dhe bazuar në përvojat e tij, në vitin 1876 botoi librin “Aventurat e Tom Sojerit”. Libri u njoh si një vepër gjeniale dhe tetë vjet më vonë u botua vazhdimi, “Aventurat e Hakëllberi Finit”. Shkrimtari i madh Ernest Heminguej pohoi se “gjithë letërsia moderne buron nga ky libër i vetëm”.
Komente
Nuk ka ende komente