Në qershor të vitit 1954, tetëmbëdhjetëvjeçari Emet Uotson kthehet në shtëpi pasi ka vuajtur një dënim prej pesëmbëdhjetë muajsh për vrasje pa paramendim. Pa prindërit dhe me fermën e familjes të konfiskuar nga banka, Emeti vendos të marrë vëllanë tetëvjeçar dhe të nisin një jetë të re në Kaliforni. Pas largimit të gardianit i cili e shoqëroi në shtëpi, Emeti zbulon se dy shokë të tij nga qendra e riedukimit ishin fshehur në kamionçinën e gardianit dhe kishin bërë një plan krejt ndryshe për të ardhmen e Emetit, një plan që do t’i çojë të gjithë në një rrugëtim tjetër, të paharrueshëm. Ngjarjet zhvillohen në dhjetë ditë dhe tregohen nga këndvështrime të ndryshme, duke e njohur lexuesin me peizazhe të pasura, karaktere të pashlyeshme dhe tematika të veçanta.
Autostrada Linkoln
1,400 L
Pas romanit të suksesshëm ”Një xhentëllmen në Moskë” Amor Towels vjen me një tjetër roman po aq të mrekullueshëm ”Autostrada Linkoln”.
15 stok
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Botimet Living |
---|---|
Numri i faqeve | 553 |
Autori | Amor Towels |
Reviews
There are no reviews yet.