Libri i Skifter Këlliçit me titull Atentat në Paris është publikuar në fund të viteve 970, por publiku shqiptar, sipas shumë gjasash, është më familjar me versionin e dramatizuar të tij, që është shfaqur një duzinë herësh në televizionin shtetëror shqiptar (gjithmonë TVSH). Autori e ka ribotuar këtë roman të vetin, por tanimë në një formë të ripunuar me synimin për të mbushur vrimat që ka pasur botimi i parë prej rrethanave të censurës e të autocensurës. Por nga një intervistë e Këlliçit për shqiptaren.com marrim vesh se ndryshimet, edhe pse mund të jenë të shumta, nuk janë esenciale; të paktën, qëndrimi ndaj Esat Pashë Toptanit është po ai. Koha që ndan botimin e parë nga i dyti nuk ka bërë gjë tjetër, veçse i ka dhënë autorit prova të tjera që e nënvizojnë dhe e përforcojnë bindjen që ai ka pasur, dmth që Esat Toptani është një veprimtar politik që punoi kundër interesave kombëtare.
Atentat në Paris
1,000 L
Atentati i Avni Rustemit ndaj Esat Pashë Toptanit në Paris dhe hakëmarrja ndaj tij.
Reviews
There are no reviews yet.