TRILLERI MË I VOTUAR I VITIT 2024
ROMANI MË I VOTUAR I VITIT NË TIKTOK, ME 24 ÇMIME
BESTSELLER I MENJËHERSHËM I “SUNDAY TIMES”
MBI 6 000 KOMENTE ME PESË YJE
Duke festuar datëlindjen e saj të dyzetepestë në një lokal, podkasterja Aliksa Samër njihet me një grua modeste, të quajtur Xhozi Feir. Edhe Xhozi po feston 45-vjetorin.
Disa ditë më vonë, ato takohen përsëri, këtë herë jashtë shkollës së fëmijëve të Aliksës. Xhozi mendon se do të ishte një subjekt interesant për podkastin e Aliksës dhe i tregon se është në hapat e parë të ndryshimeve të mëdha në jetë.
Aliksa pranon një intervistë provë, dhe në të vërtetë, jeta e Xhozit duket e çuditshme dhe e ndërlikuar. Ndonëse i duket shqetësuese, nuk mund t’i rezistojë tundimit për të vazhduar gërmimin.
Dalëngadalë, fillon të kuptojë se Xhozi mbart disa sekrete shumë të errëta dhe, para se t’i zbulojë, kjo e fundit ka hyrë në jetën e Aliksës… dhe në shtëpinë e saj.
Sakaq, Aliksa fillon të pyesë veten se kush është në të vërtetë Xhozi Feiri dhe çfarë ka bërë ajo.
Komente
Nuk ka ende komente