Arti i të qenit një adoleshent i shkëlqyer

700 L

Mos u bëni një stereotip.Jini vetvetja e vërtetë dhe e shkëlqyer!

SKU: 9789928219299 Kategoria

A e zini veten mat, duke thënë se jeta është e padrejtë? Ose se ju jeni viktimë e të pasurit së tepërmi detyra? Ose se mësuesit po kapen me ju për hiçgjë? Ose jeni duke fajësuar nënën tuaj kur nuk mund të gjeni këmishën tuaj të preferuar? Ashtu si mendoja!

Po, ju jeni një adoleshent dhe jeni nën një trysni të jashtëzakonshme… Shkolla, miqtë, detyrat e shtëpisë, provimet, mësuesit, prindërit, marrëdhëniet, të dukesh bukur… shtoni sa të doni. Por, mos rrini duarkryq, duke shfryrë.

Por sikur të motivoheshit, të mblidhnit energji dhe të fillonit të bënit ndryshimin? Arti i të qenit një adoleshent i shkëlqyer ju mëson se si të bëheni versioni më i mirë i vetes suaj dhe se si ta gjeni se cili është ai, me saktësi.

Ju do të gjeni rrugën tuaj drejt të qenit i shkëlqyer në shkollë, punë dhe në jetën tuaj në përgjithësi.

• Zbuloni veten tuaj të vërtetë dhe çfarë dëshironi në jetë.
• Hiqni dorë nga ankesat dhe lëvizni tani, ndërsa ka ende kohë.
• Hiqni dorë nga zakonet e këqija, para se ato të bëhen pjesë e personalitetit tuaj.
• Gjeni se si dëshironi të kontribuoni dhe një mënyrë për ta bërë këtë.

Mos e lini jetën t’ju kalojë përpara syve; është koha të filloni të jetoni më mirë tani, kështu që kur “më vonë” t’ju dalë në shteg, ta keni të sigurt se ajo ka për të qenë absolutisht e shkëlqyer!

Shtëpia Botuese

Botart

Numri i faqeve

304

Autori

Andy Cope

Komente

Nuk ka ende komente