Armiku i popullit

500 L

“Armiku i Popullit”, i shkruar më 1883 – në një mot me kryeveprën e Nietzsche – s “Kështu foli Zarathustra”, është drama e tij sociale m’e bukur dhe m’e fortë…. 

SKU: 9995617870 Kategoria

Subjekti i saj me pak fjalë është ky: Doktor Stokmani zbulon që uja e banjave, ku shërben si mjek, përmban mikrobe sëmundjesh të rrezikshme nga shkaku që qyngjet shkojnë nëpër toka të molepsura prej ndyrësive të fabrikave. Proponon, në interesin e shëndetit publik, që qyngjet të vendosen nëpër toka të pastra… kapitalistët e mëdhenj, që e kontrollojnë stabilimentin e banjave thermale, refuzojnë t’i heqin ata të vetëm harxhet, dhe kështu barra e këtyre do të binte përgjithërisht mi kurrizin e proprietarëve të vegjël dhe të popullit të qytetit…Doktor Stokmani, dyke luftuar kapitalizmin, duket si socialist: dyke besuar që shpëtimi i popullit do të vinjë nga një pakicë e zgjedhur, nga një aristokraci intelektuale, dhe jo nga shumica e verbër dhe shpirt – robe, duket si oligarkisë anti – demokratik; dyke luftuar të gjitha partitë politike dhe shtetin përgjithësisht si një shtypës i lirive dhe të përparimit, duket si individualist dhe anarkist; dyke besuar që idealet njerëzore duhen adaptuar, ndrruar e përsëritur, duket si evolucionist anti – dogmatik; dyke besuar që reformat duhen bërë me forcë e me pahir dhe jo me predikim e ëmbëlsi, duket si tiranik dhe anti – kristianik; dyke u përpjekur për të mirën e përgjithshme të vegjëlisë, për të cilën sakrifikon çdo interes të veçantë, duket si altruist thellërisht i krishterë; dyke besuar që shpëtimi i njerëzve do të vinjë nga një profet si ay vetë, nga një kryetrim e sipër – njeri si ay i Nietzsche – s, duket si mesianist mistik…

Komente

Nuk ka ende komente