Aristoteli dhe Dantja zbulojne misteret e universit

1,200 L

Një histori e ëmbël, e pastër dhe që i bën mirë zemrës. Romani, që u shndërrua në një prej filmave më të kërkuar të vitit 2022! Me regji të Aitch Alberto dhe me një kast aktorësh si Eva Longoria, Eugenio Derbez etj. Filmi u shfaq premierë në International Toronto Film Festival, në shtator 2022. Pritet që të dalë në kinematë amerikane për publikun e gjerë në shtator 2023.

Kjo është historia e një miqësie të madhe. Ari është një djalosh i vetmuar, në kulmin e adoleshencës, pa një shok të ngushtë, por në të njëjtën kohë është i fortë, shpirtbutë, plot dashuri.

Dantja di të notojë. Ari nuk di. Dantja flet bukur dhe ka vetëbesim. Ari ka vështirësi me fjalët dhe vuan nga pasiguria.

Dantja përhumbet në poezi dhe pikturë. Arin e mundojnë mendimet për vëllain që ka në burg.

Dantja ka lëkurë të çelët. Tiparet e Arit janë më ezmere.

Duket sikur Dantja, me mendjen e tij të hapur dhe krejt të veçantë për jetën, mund të jetë njeriu i fundit që do të thyejë barrierat që ka ngritur Ari rreth vetes.

Çuditërisht, kur Dantja dhe Ari takohen, krijojnë një lidhje të veçantë, e cila do t’u mësojë disa nga të vërtetat më të rëndësishme të jetës dhe do t’i ndihmojë të kuptojnë veten dhe vendin e tyre në shoqëri.

Nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi do të hasin shumë pengesa rrugës, por vetëm duke besuar te njëri-tjetri dhe te forca e miqësisë, Ari dhe Dantja do të mbijetojnë dhe do të zbulojnë misterin më të fuqishëm të universit: dashurinë.

Komente

Nuk ka ende komente