Apartamenti në katin e katërt

700 L

Në këtë roman, autori ndërton ngjarje që ndërthuren me njëra-tjetrën, me të tashmen dhe të shkuarën e tyre, duke krijuar histori e cila të shtyn për ta ndjekur me vëmendje rrjedhën e subjektit.

SKU: 9789928062314 Kategoria

Samueli, protagonisti i romanit është një djalë vetmitar, i mënjanuar nga shoqëria dhe i detyruar që të përjetojë pasojat e vendimeve dhe sjelljeve të të tjerëve. Gjendja e tij psikologjike rëndohet edhe më shumë mbas vdekjes së nënës. Duke e vizatuar Samuelin si viktimë shoqërore, Casha ndërton marrëdhënie aktive mes lexuesve dhe personazheve të tjerë të veprës, për të zbuluar nëse ata do ia dalin mbanë për të thyer zinxhirët në të cilën i ka mbërthyer fati. Mes personazheve të tjerë është edhe Kristina një grua e edukuar dhe rritur në një ambient me parime fetare, por që nuk e ka njohur dashurinë bashkëshortore. Ajo besonte se misioni i saj ishte kujdesi për familjen, edukimi i fëmijëve dhe përkushtimi ndaj bashkëshortit. Por kur edhe ky rol iu mohua, ajo përjeton zhgënjime të thella dhe shtëpia e bukur e ndërtuar nga bashkëshorti i saj i ishte kthyer në një burg. Vepra e Casha-s, me një galeri komplekse personazhesh dhe botë të pasur psikologjike, është thirrje për reflektim shoqëror.

Shtëpia Botuese

Ombra GVG

Numri i faqeve

266

Autori

Charles Casha

Komente

Nuk ka ende komente