Ana Karenina vellimi I

700 L

Për shumë studiues, ky konsiderohet romani më i mirë në botë. Ana Karenina ofron një panoramë të stërmadhe të jetës së kohës në Rusi dhe të njerëzimit në përgjithësi. Në të, Tolstoi përdor njohuritë e tij intensive për të krijuar disa nga personazhet më mbresëlënëse të krijuara ndonjëherë nga letërsia.

SKU: 9994362798 Category:

Romani “Ana Karenina”, trajton historinë tragjike të aristokrates së martuar Ana Karenina dhe marrëdhënien e saj jashtëmartesore me Kont Vronski. Vronski, i pamartuar ndonjëherë, është i gatshëm të martohet me Anën, nëse ajo do të bjerë dakord për të lënë Karenin, bashkëshortin e saj, një zyrtar të qeverisë, por ajo është e ndjeshme ndaj presioneve të normave të shoqërisë ruse, e pasigurtë dhe duhet të merret me pavendosmërinë e Kareninit. Edhe pse, kur më në fund Vronski e merr Anën në Evropë, ku ata mund të jetojnë së bashku, ata hasin probleme për të bërë miq të rinj. Kur kthehen në Rusi, ajo bëhet gjithnjë e më shumë e distancuar dhe e shqetësuar, ndërsa Vronski ndjek jetën e tij shoqërore. Pavarësisht mohimeve të Vronskit, pasiguria e sja rritet dhe shndërrohet në një grua posesive dhe paranojake duke krijuar një tradhëti imagjinare të të shoqit. Ana Karenina, roman i shkrimtarit rus Leo Tolstoy, i publikuar fillimisht nga viti 1873 deri në vitin 1877 në të përmuajshmen “Russian Messenger”. Nga shumë autorë të tjerë si Fyodor Dostoevsky, Vladimir Nabokov dhe William Faulkner, “Ana Karenina” cilësohet si “romani më i bukur i shkruar ndonjëherë”. Ky libër është vëllimi i parë i romanit.

Shtëpia Botuese

Botimet Kokona

Numri i faqeve

492

Autori

L.N.Tolstoj

Reviews

There are no reviews yet.