Alkimisti special edition

Çmimi origjinal qe: 1,500 L.Çmimi i tanishëm është: 1,050 L. Save 450 L (30% Off)

“Jo të gjithë njerëzit i shohin ëndrrat e tyre njësoj. ” nga Alkimisti “Alkimisti” , me format dhe dizajn të ri, dhurata që gëzon gjithkënd! …

5 stok

SKU: 9789928348746 Kategoria Tags: ,

Romani magjepsës i Paulo Coelho – s ka frymëzuar miliona lexues kudo nëpër botë. Në të përshkruhet një histori e shkëlqyer në thjeshtësinë dhe urtësinë e vet, historia e një bariu të ri andaluzian, me emrin Santiago, i cili guxoi të udhëtonte nga vendlindja e tij, Spanja, për në Afrikën e Veriut në kërkim të një thesari të fshehur te Piramidat.

Gjatë rrugës ai takoi një grua të re cigane mjaft të bukur, një burrë që vetëquhej mbret dhe një alkimist, që nga pikëvështrimi i Santiagos e ndihmuan në kërkimin e thesarit të vet. Asnjë prej tyre nuk e dinte se për çfarë thesari bëhej fjalë ose nëse Santiago do të mund të kapërcente pengesat që do të haste duke përshkuar shkretëtirën.

Por, ajo çka nisi si një aventurë djaloshare përfundoi me mësimin se thesari gjendej pikërisht në shtëpinë e tij. E brishtë, ndjellëse dhe thellësisht njerëzore, historia e Santiagos është një testament i përjetshëm për të realizuar ëndrrat tona duke dëgjuar zërin e zemrës.

Shtëpia Botuese

Toena

Numri i faqeve

200

Autori

Paulo Coelho

Komente

Nuk ka ende komente