Ndodh që një herë në disa dekada të botohet një libër që ndryshon jetën e lexuesve të tij përgjithmonë. Alkimisti është libri që tashmë mban statusin e romanit modern, por në thelb klasik. Në të përshkruhet një histori e shkëlqyer në thjeshtësinë dhe urtësinë e vet, historia e një bariu të ri andaluzian me emrin Santiago, i cili guxoi të udhëtonte nga vendlindja e tij, Spanja për në Afrikën e Veriut në kërkim të një thesari të fshehur te Piramidat e Egjiptit. Gjatë rrugës takoi një grua të re cigane mjaft të bukur, një burrë që vetëquhej mbret dhe një alkimist, të cilët e ndihmuan Santiagon në kërkimin e thesarit të vet. Po cili ishte në të vërtetë ky thesar? Asnjë prej tyre nuk e dinte se për çfarë thesari bëhej fjalë, dhe vetë Santiago e kupton gjatë rrugës duke hasur pengesa nëpër shkretëtirë. Por ajo çka nisi si një aventurë djaloshare, përfundoi me mësimin se thesari gjendej pikërisht në shtëpinë e vet. E brishtë, ndjellëse dhe thellësisht njerëzore, historia e Santiagos është një testament i përjetshëm për të realizuar ëndrrat tona duke dëgjuar zërin e zemrës.
Alkimisti
1,200 L
Ky është një nga romanet më të suksesshme të Paolo Coelhos dhe një prej librave më të shitur në botë përgjatë këtij shekulli. Briliant në rrëfim, magjik dhe i thjeshtë në mënyrën sesi komunikon me lexuesin. Është një gjetje fantastike për dhurata për të dashurit apo miqt tuaj. Alkimisti nuk duhet humbur kurrsesi.
S’ka stok
Komente
Nuk ka ende komente