Aleksandri

2,500 L

Aleksandri u praktikua që në fëmijëri me dijetarë të urtë dhe ushtarë trima dhe shumë shpejt zotëroi artin e luftës, forcën mahnitëse të trupit, shpirtit dhe mendjes. Si pasardhës i Herakliut dhe Akilit, siç e quante veten, synoi t’i kalojë bëmat, heroizmin dhe nderin e tyre dhe e ndau bashkë me shokët e zgjedhur fatin e tij hyjnor.

SKU: 9789928061508 Categories: , Tag:

Manfredi rrëfen në këto tri romane për një njeri të pazakonshëm, që i kushtoi jetën realizimit të ëndrrës për të sunduar botën. “Aleksandri” nuk është vetëm një histori e jashtëzakonshme e perandorisë, mistereve, hakmarrjeve, betejave, por është edhe histori e një dashurie të madhe, vuajtjes dhe vetmisë trishtuese. Aleksandri u praktikua që në fëmijëri me dijetarë të urtë dhe ushtarë trima dhe shumë shpejt zotëroi artin e luftës, forcën mahnitëse të trupit, shpirtit dhe mendjes. Si pasardhës i Herakliut dhe Akilit, siç e quante veten, synoi t’i kalojë bëmat, heroizmin dhe nderin e tyre dhe e ndau bashkë me shokët e zgjedhur fatin e tij hyjnor. Historitë e Aleksandrit ishin të shumta, të paarritshme dhe monumentale që në rini. Por kur u rrit, gjatë rrugës për të sunduar sa më shumë territore dhe pushtet, u përball me komplote, intriga dhe vdekje të shumta. Duke patur edhe mbështetjen dhe besnikërinë e miqve të tij trima, të cilët e ndoqën deri në skajet e botës, forca e Aleksandrit, i transformoi ëndrrat pushtuese në realitet, madhështi dhe lavdi.

Reviews

There are no reviews yet.