Historia që fshihet pas mashtrimit më të madh tatimor në historinë ruse.
Megjithëse ishte përkthyer në shumë gjuhë, ishte botuar në shumë vende të botës dhe renditej ndër librat më të shitur sipas New York Times-it, shtëpitë botuese më të mëdha ruse refuzonin ta botonin, për shkak të përmbajtjes së tij. “Populli rus duhej ta lexonte i pari këtë libër, por për shkak të frikës së botuesve nga hakmarrja e qeverisë, na u desh që botimin në gjuhën ruse ta bënim jashtë Rusisë,- tha autori i librit.
“Fakti që më kishin hedhur në gjyq, megjithëse nuk ndodhesha në Rusi ishte diçka shumë e pazakontë. Do të ishte hera e dytë në historinë postsovjetike që Rusia do të gjykonte një perëndimor në mungesë. Por, nuk ishte kjo pjesa më e keqe. Lëvizja e tyre vërtet e pabesueshme ishte që do të gjykonin edhe Sergej Magnitskin. Po, pikërisht kështu. Do të gjykonin njeriun që kishin vrarë.
As Jozef Stalini, njëri nga më të zellshmit e vrasësve në masë, të të gjitha kohërave, njeriu përgjegjës për vdekjen e të paktën njëzet milionë rusëve, nuk arriti deri aty sa të padiste në gjykatë një të vdekur.”
Komente
Nuk ka ende komente