‘Akte dashurie” Ata u njohën qysh fëmijë, të dëlirë nga dy botë të ndryshme. Dhe prej atij çasti jetët e tyre u paracaktuan të ishin të ndërthurura përgjithmonë. Akte Sfide Timotiu: I braktisur menjëherë pas lindjes, ai gjen shtëpi (dhe karrierë verbuese) brenda Kishës Katolike. Mirëpo angazhimet që merr nuk mund ta mbrojnë nga një pasion i zjarrtë shpirtëror. Danieli: Si djalë i shkolluar i një rabini të famshëm, është i destinuar të ecë në gjurmët e të atit. Dhe i paracaktuar të thyejë zemrën e t’et. Debora: Ajo u edukua të bëhej vajzë e bindur dhe e respektueshme, si bashkëshorte e përkryer rabini, mirëpo dashuria do ta udhëheqë drej rebelimit. Dhe në sfera, që patriarku nuk do të kishte guxuar kurrë t’i përfytyronte. Brenda një kohe prej më tepër se një çerek shekulli, nga rrugët e ashpra të Bruklinit deri te Brazilia ultramoderne dhe te një kibuc izraelit, duke rrezatuar madhështinë dhe shkëlqimin e dy qyteteve të shenjta, ja tek vjen romani më provkues dhe ambicioz i Segalit deri më sot: historia e paharrueshme e tri jetëve të jashtëzakonshme … dhe e një dashurie të ndaluar.”Akte besime” është një roman vigan i mëkatit dhe shpëtimit.
Akte Besimi
1,200 L
Ata u njohën qysh fëmijë, të dëlirë nga dy botë të ndryshme. Dhe prej atij çasti jetët e tyre u paracaktuan të ishin të ndërthurura përgjithmonë.
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Dritan |
---|---|
Numri i faqeve | 475 |
Autori | Eric Segal |
Komente
Nuk ka ende komente