Nga seria e Botimeve Living vjen në treg libri “200 receta” nga autorja Linda Fishta. Provoni recetat e këtij libri, shtoni pak vullnet dhe dashurinë si “përbërësin” kryesor dhe do të arrini të krijoni pjata të mira në pak kohë. Shijet unike dhe aromat që do të mbushin kuzhinën tuaj pasi të sfidoni veten me këtë libër, janë “krijuar” në një laborator profesional idesh. Gjithçka që duhet të dini për të gatuar me shije dhe për tu ushqyer shëndetshëm në çdo stinë: Antipasta (kek të kripur, pica, fokaçe dhe antipasta të vogla) Pjata të para (makarona, rizoto, njoki, supa) Mishi ( eskallop, rosto me fruta të ndryshme, salca pikante për të shoqëruar pjatat kryesore, etj) Peshku (supa peshku, hamburger me merluc, sallatë me kallamar) Pjata shoqëruese (perime të gatuara në furrë dhe sallata të ndryshme me fruta e perime sipas stinëve) Ëmbëlsira të vogla (cupcakes, biskota, brownies, bonbone) Ëmbëlsira të ftohta (akullore, granita, cheesecake, tiramisu dhe mus të përgatitura me fruta, krem, ose çokollatë) Torta për raste të veçanta (torta me arrë kokosi, me Coca-Cola, torta Mimoza, Pavlova, me çokollatë, etj) Tarta dhe ëmbëlsira me fruta (tarta me brumë Frola, me brumë Brise, kek me fruta, kek me krem pastiçerie, bukë të ëmbla për mëngjes).
200 Receta
1,800 L
Provoni recetat e këtij libri, shtoni pak vullnet dhe dashurinë si “përbërësin” kryesor dhe do të arrini të krijoni pjata të mira në pak kohë.
8 stok
Komente
Nuk ka ende komente