Një grua e çuditshme me emrin Aomame, e cila qysh në moshën dhjetëvjeçare, kohë kur e ka provuar dhe e ka humbur njëherësh ndjesinë dashurore, është kthyer në një qenie të ftohtë. Për arsye që mund të duken të përligjura në libër, ajo ka mes të tjerash edhe profesionin e vrasëses së burrave që dhunojnë gratë e tyre. Aomame takon rastësisht një vajzë të re të shkujdesur që punon police dhe do të nisin bashkë ca aventura të thekshme seksi me burra që i ndeshin bareve të Tokios. Diku tjetër, Tengo, një shkrimtar i ri e me një histori familjare të trishtë, do të mbetet peng i rishkrimit të librit të një adoleshenteje, Fuka-Erit, dhe prej penës së tij libri jo vetëm do të marrë formë, por edhe çmimin më të madh për të rinj. Por çfarë ka pas gjithë këtyre ngjarjeve? Loja e Murakamit me elemente të realizmit magjik dhe fantazisë së njohur të tij, i kthen ato në erëza që do t’ia ruajnë shijen leximit deri në fund. Qiej me dy hëna, dhi që nxjerrin nga goja Njerëz të vegjël, vajza që mendojnë bukur e flasin pak, giljakë që e urrejnë rrugën automobilistike, janë të pranishëm kudo si shenja të patjetërsueshme dhe na çojnë në shtresime joshëse dhe në padurimin dhe kureshtjen për ta vazhduar historinë.
1q84
1,600 L
“1q84” është një rrëfim që të deh, që luan me elementet dystopike të rimarra nga “1984” i Orwell-it, ku Q simbolizon pyetjet e së përditshmes sonë së beftë dhe domethënëse.
Komente
Nuk ka ende komente