Historia e një prej romaneve më të njohura, “1984” I George Orwell-it, zhvillohet në një shoqëri të terrorizuar nga një ideologji totalitare e përhapur nga Partia.
Uinston Smithi punon për Ministrinë e së Vërtetës, në Londër. Vëllai i Madh vëzhgon nga çdo poster dhe Policia e Mendimit zbulon çdo akt tradhtie. Kur Uinstoni gjen dashurinë me Xhullan, zbulon se jeta nuk ka pse të jetë e mërzitshme dhe vdekjeprurëse, dhe bëhet më vigjilent ndaj mundësive të reja. Pavarësisht nga helikopterët e policisë që fluturojnë mbi kokat e tyre, Uinstoni dhe Xhulla fillojnë të vënë në dyshim Partinë dhe të tërhiqen nga konspiracioni. Megjithatë, Vëllai i Madh nuk do ta tolerojë mospajtimin, madje as në mendje. Për ata që kanë mendime origjinale, ai ka shpikur Dhomën 101…
Libri “1984” është vizioni i tmerrshëm | George Orwell-it për një të ardhme totalitare, ku gjithçka dhe të gjithë janë skllevër të një regjimi tiranik. Në këtë roman Janë krijuar gjithashtu shumë fjalë dhe shprehje të reja, që shfaqen rregullisht në kulturën popullore, si: “Vëllal I madh”, “krimendiml”, “mendimi I dyfishtë” apo “Refolmja”.
Komente
Nuk ka ende komente