1984

Çmimi origjinal qe: 1,000 L.Çmimi i tanishëm është: 700 L. Save 300 L (30% Off)

Romani 1984 flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. 

SKU: 9789928472885 Kategoria Tags: ,

Romani 1984 flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. Njerëzit flasin gjuhën e gazetave. Bota është e ndarë në tre supershtete që shtrihen në shumë kontinente.

Shoqëria është e ndarë në popull, parti e gjerë dhe parti e ngushtë. Jeta dominohet nga mbikëqyrja e shtetit. Por viktimat e shtetit arrijnë të krijojnë simpati për mbikëqyrësin dhe me raste, edhe ta dashurojnë atë. Libri doli në botim më 8 qershor 1949, vetëm pak muaj para se autori të mundej nga tuberkulozi. Në vitin 1989 libri ishte përkthyer në mbi 65 gjuhë të ndryshme që përbënte numrin më të madh për ndonjë novel (me dallim vetëm të Harry Potter-it, mbi 67 gjuhë). Ndërkohë në Shqipëri vepra mbërriti vetëm pas rënies së komunizmit dhe kur u botua në vitin 1991. Mbrojtës i lirisë së individit, Orwell lufoi kundër çdo forme shtypjeje.

Ndëshkimi i totalitarizmit fillimisht shprehet në alegorinë e veprës Ferma e kafshëve (1945), një roman që pati popullaritet të gjerë në të gjithë botën, me tone të një shpotie të thekshme që merr shtysë nga ngjarjet e Revolucionit rus dhe tradhtisë që Stalini u bëri idealeve të tij, dhe më pas në utopinë negative të romanit 1984, një kuadër tronditës i një shoqërie ku Vëllai i Madh mishëron një fuqi të aftë të kushtëzojë dhe të shtypë individualitetin e qytetarit.

Mes shkrimeve të tjera me tone autobiografike të Orwell – it, mund të përmendim përmbledhjet e letrave dhe artikujve, esetë dhe romanin Keep the Aspidistra Flying (1936). Nuk do të ketë të qeshura veç të qeshurës së triumfit mbi armikun. Në doni një imazh të së ardhmes, përfytyroni një çizme ngjeshur në fytyrën e dikujt,… përjetësisht. Ky epigraf i profecisë së veprës, me valencë shumëpërfshirëse, është i vlershëm të na e risjellë, fare shqip, edhe kumtin mbi imazhin e së shkuarës nën vragën e çizmes, edhe përfytyrimin e të ardhmes si marrëdhënie me leximin në vijim…

Nëse doni një pamje të ndjesisë së fundme të një lexuesi të ndjeshëm, përfytyroni shenjimin e shollës në fytyrën e tij… përgjithmonë. Sugjerimi ndaj lexuesit, veçanërisht shqiptar, për të mos e nisur këtë libër, mbetet i barasvlershëm me lutjen për të mos e shmangur kurrsesi.

Mbi autorin
George Orwell lindi më 25 qershor 1903. Fillimisht qe me ide komuniste, por në vitin 1943, shkroi romanin Ferma e Kafshëve një satirë mbi revolucionin komunist dhe shtetin sovjetik. Kjo vepër u ndalua të publikohej në Britaninë e Madhe, e cila në atë kohë qe aleate me Stalinin kundër Hitlerit. Veprat e tij nuk janë thjeshtë mbi diktaturën siç e njohim ne sot, por mbi shpirtin e çuditshëm njerëzor, që fillon të kuptojë se çfarë është diktatura vetëm pasi kjo e fundit ka vdekur.

Shtëpia Botuese

Shtëpia e Librit

Numri i faqeve

320

Autori

George Orwell

Komente

Nuk ka ende komente