1984

1,000 L

Regjimi totalitar i Vëllait të Madh, që vëzhgon vazhdimisht gjithkënd dhe  gjithçka nëpërmjet ekraneve të panumërta, ushtron kontrollin absolut mbi  veprimet dhe ndërgjegjet e njerëzve. Gjithçka i shërben pushtetit. Librat,  gazetat, arkivat dhe mendjet falsifikohen pareshtur, sepse “kush ka në dorë të  shkuarën, ka në dorë të ardhmen; kush ka në dorë të tashmen, ka në dorë të  shkuarën.”  

3 stok

SKU: 9789928310316 Kategoria Tag:

“1984” është një roman distopik i shkrimtarit anglez George Orwell. “Vëllai  i madh po të vëzhgon” është parulla që lindi prej këtij libri, i cili shumë shpesh  është quajtur “roman despotik”, ku një qeveri autoritare shikon dhe  kontrollon gjithçka. Ai është një vizion i zymtë i së ardhmes, që shpie në  pasojat ekstreme të kushteve dhe prirjeve totalitare të botës aktuale. Regjimi totalitar i Vëllait të Madh, që vëzhgon vazhdimisht gjithkënd dhe gjithçka nëpërmjet ekraneve të panumërta, ushtron kontrollin absolut mbi veprimet dhe ndërgjegjet e njerëzve. Gjithçka i shërben pushtetit. Librat, gazetat, arkivat dhe mendjet falsifikohen pareshtur, sepse “kush ka në dorë të shkuarën, ka në dorë të ardhmen; kush ka në dorë të tashmen, ka në dorë të shkuarën.” Uinston Smith është nëpunës në Ministrinë e së Vërtetës, e cila i përkushtohet përditësimit të vazhdueshëm të historisë për t’iu përshtatur rrethanave të sotme dhe aleancave të brishta. Ai bashkë me kolegët e tij mbahen nën mbikëqyrje si një masë kolektive nga prania e kudogjendshme e Vëllait të Madh që sheh dhe di gjithçka. Në romanin “1984” ekranet e televizorit të vëzhgojnë dhe të gjithë përgjojnë njëri-tjetrin. Krimmendimi është “mëkati” që sjell vdekjen, prandaj gjithçka që ndihmon krimmendimin duhet të zhduket: liria, gjuha, ndjenjat. Me shumë mjeshtëri, George Orwell-i eksploron temat e kontrollit të mass medias, survejimin e qeverisë, totalitarizmin dhe metodat e një diktatori për të manipuluar dhe kontrolluar historinë, mendimet dhe jetën e njerëzve në mënyrë të atillë që askush nuk i shpëton dot. “1984”, një nga kryeveprat e letërsisë së shek. XX, është lexuar si manifest dhe si profeci njëherazi. Ende te lexuesi i sotshëm vjen si thirrje për të jetuar pa kompromis, por edhe sikur na paralajmëron të vërtetën e ankthshme, se shtetit terrorist që mbjell vdekje është vetëm një hap larg të kthyerit në realitet: Vëllai i Madh tashmë po na vëzhgon!

Komente

Nuk ka ende komente