Në këtë libër do të gjeni disa fragmente nga vepra e Dostojevskit, përzgjedhur nga shqipëruesi Jorgji Doksani.
Mbi autorin
Fjodor Dostojevski (1821-1881) konsiderohet si mendja më e fortë që ka prodhuar letërsi ndonjëherë, gjeniu që prodhoi disa nga kryeveprat më jetëgjata të letërsisë, të cilat, me gjasa, do të vijojnë të lexohen edhe pas shumë dhe shumë shekujve. Ai pati një jetë po aq të ngatërruar sa edhe vepra monumentale që krijoi. U dënua si pjesëmarrës në një komplot kundër carit, u internua pasi përjetoi një ekzekutim fals, u arratis për në Evropë për t’i shpëtuar borxhlinjve për shkak të telasheve ku kishte rënë nga vesi i bixhozit dhe vdiq në Rusi pas disa viteve në të cilat, shkrimet e tij politike u bënë të zymta, ksenofobe dhe rusomadhe.
Komente
Nuk ka ende komente