10 minua e 38 sekonda në këtë botë të çuditshme

Çmimi origjinal qe: 1,200 L.Çmimi i tanishëm është: 840 L. Save 360 L (30% Off)

I VLERËSUAR SI LIBRI MË I MIRË I VITIT NGA “BOOKPAGE”, “NPR.ORG”, “THE WASHINGTON POST” DHE “THE ECONOMIST” * ** “NJE HISTORI THELLËSISHT NJEREZORE… SHAFAKU ËSHTË MJESHTRE E …

4 stok

SKU: 9789928004758 Kategoria Tags: ,

I VLERËSUAR SI LIBRI MË I MIRË I VITIT NGA “BOOKPAGE”, “NPR.ORG”, “THE WASHINGTON POST” DHE “THE ECONOMIST” * ** “NJE HISTORI THELLËSISHT NJEREZORE… SHAFAKU ËSHTË MJESHTRE E ÇASTEVE MBRESÉLÊNESE QË NA JAPIN NJË PAMJE SA TË GJERË, AQ EDHE INTIME, TË STAMBOLLIT… NË FUND, LIBRI 10 MINUTA NUK FLET PËR VDEKJEN, POR PER VAZHDIMIN E DASHURISË.” – THE WASHINGTON POST ** * Ne çastet pulsuese pasi e vranë dhe e lanë në një kazan mbeturinash jashtë Stambollit, Tekila Leila hyn në një gjendje vetëdijeje të thellë. Zemra i ka pushuar së rrahuri, por truri është ende aktiv – për 10 minuta e 38 sekonda. Ndërsa dielli turk lind dhe miqtë e saj ende flenë diku aty pranë, ajo sjell ndërmend jetën e vet – dhe jetët e të tjerëve, e njerëzve të përjashtuar nga shoqëria, si puna e saj. Kujtimet e Tekila Leilës na kthejnë në fëmijërinë e saj, në provincë, një mjedis tepër ndrydhës për shkak të fesë dhe traditës, një fëmijëri ku ka lënë gjurmë familja poligamike me dy nëna dhe një baba që sa vinte e bëhej më autoritar. Pasi u arratis drejt Stambollit, Leila përfundoi në industrinë e pistë të trafikimit seksual, duke gjetur strehë në Rrugën e Bordellove, një rrugë historike e qytetit. Është një botë e errët dhe e dhunshme, por Leila është e fortë dhe e hapur ndaj bukurisë, dritës dhe lidhjeve të forta miqësore. Përmes vdekjes së Tekila Leiles, dalin në dritë të fshehtat dhe mrekullitë e jetës moderne të Stambollit, të ngjyrosura gjithë gjallëri nga rrëfimet mahnitëse se si e njohën dhe e deshën Leilën miqtë e pakët që kishte. Ndërsa udhëtimi i saj epik drejt jetës së përtejme i afrohet fundit, janë pikërisht pjesëtarët e familjes së re, të zgjedhur prej saj, që e përmbyllin këtë histori në një mënyrë aq të gjallë sa të thyen zemrën.

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

Numri i faqeve

366

Autori

Elif Shafak

Komente

Nuk ka ende komente