Kështu foli Zarathustra është një traktat i shkruar në formën e narrativës në prozë poetike dhe që ofron filozofinë e autorit përmes zërit të Zarathustrës (emri i një profeti pers), i cili, pas shumë vitesh meditimi ka zbritur nga mali për të oftuar mençurinë e tij për botën. Është në këtë vepër vendi ku Nietzsche bëri deklaratën e tij të famshme (dhe kaq shumë të keqkuptuar), “Zoti ka vdekur” dhe në të cilën prezantohen edhe shumë ide të tjera me shumë ndikim të filozofisë së tij, përfshirë mbinjeriun dhe vullnetin për pushtet.
Megjithëse në thelb kjo është një punë filozofike, ajo përbën gjithashtu një kryevepër të letërsisë. Ky libër është kombinim i prozës, poezisë, përfshirë epigrame, ditiramba dhe parrodi si dhe seksione poezish të pastra.
Komente
Nuk ka ende komente