Romancë

Dhënësi

Çmimi origjinal qe: 1,000 L.Çmimi i tanishëm është: 900 L. Save 100 L (10% Off)

Në stok

“Unë jam shumë i nderuar,—i tha Dhënësi.—Njësoj do të jetë edhe me ty. Por do ta kuptosh vetë se nderimi nuk është njësoj si fuqia.” Jeta në komunitetin ku jeton Xhonasi është e …

Ka stok

SKU: 9789928001412 Kategoria Tag:
  • Shtëpia BotueseBota Shqiptare
  • Numri i faqeve256
  • AutoriLois Lowry

“Unë jam shumë i nderuar,—i tha Dhënësi.—Njësoj do të jetë edhe me ty. Por do ta kuptosh vetë se nderimi nuk është njësoj si fuqia.” Jeta në komunitetin ku jeton Xhonasi është e qetë dhe e patrazuar. Nëna-lindëse të paracaktuara prodhojnë fëmijë të rinj, të cilët caktohen në njësi familjare të përshtatshme për ta: një mashkull, një femër, për secilën. Qytetarëve u caktohen bashkëshortët dhe punët. Askush nuk mendon, askush nuk bën pyetje. Të gjithë binden. Komuniteti është një botë e koreografuar me saktësi, pa konflikte, pabarazi, divorc, papunësi, padrejtësi … ose zgjidhje. Të gjithë janë njësoj. Përveç Xhonasit. Në Ceremoninë e Dymbëdhjetëshve, dymbëdhjetëvjeçarët e komunitetit mezi presin të marrin caktimet e jetës. Kurse Xhonasin e kanë zgjedhur për diçka të veçantë. Ai nis të marrë udhëzime për punën e jetës së tij nga një plak misterioz, i njohur thjesht si Dhënësi. Dalëngadalë, Xhonasi mëson fuqinë e ndjenjave. Por, atëherë kur fuqia e tij vihet në provë—kur atij i duhet të përpiqet të shpëtojë dikë që do—ai mund të mos jetë gati. A është tepër herët? Apo tepër vonë?

Dërgesa & Pagesa

  • Dorëzim brenda 24/48 orëve.
  • Transport kudo në Shqipëri.
  • Pagesë me kartë: Visa dhe Mastercard.
  • Pagesë në dorëzim.