Jo gjithmonë realiteti ishte besnik ndaj imazheve
Gjithkush do ta dëshironte një jetë si të Anës dhe Tomit. Një punë krijuese e pa kufizime; një apartament në Berlin, plot dritë dhe bimë; pasion për ushqimin dhe politikën progresiste; marrëdhënie të hapur ndaj eksperimentimit seksual e mbrëmje që përfundojnë në mëngjes.
Një përditshmëri e pastër dhe joshëse, si një sërë fotografish të realizuara me kujdes. Por jashtë kësaj pamjeje rritet një pakënaqësi e thellë, e vështirë për t’u përkufizuar.
Puna bëhet monotone.
Miqtë kthehen në atdhe.
Përpjekja për angazhim politik shuhet pa u kuptuar dhe vitet kalojnë.
Dhe befas, në këtë jetë që i ngjan një imazhi të përsosur në ngjyra dhe kompozim, por të sheshtë e me kufizime – Ana dhe Tomi ndihen të zënë në kurth, të torturuar nga nevoja për të gjetur diçka më të vërtetë. Por a ekziston vallë?
Komente
Nuk ka ende komente