Nëse do të shohësh një psikopat, shiko veten në pasqyrë.
Një bestseller provokues, nga një prej romanciereve më të rafinuara dhe më të vlerësuara të Norvegjisë. Një histori që ngjall polemika.
Katër vëllezër e motra. Dy shtëpi verore. Një sekret i tmerrshëm.
Një grua shëtit qenin në dëborë, pi verë buzë oxhakut dhe përsiatet mbi konfliktin e trashëgimisë që po e tërheq sërish drejt familjes nga e cila u arratis vite më parë. Teksa e shkuara rikthehet me plagët e saj, ajo përballet me pyetjen se sa pushtet duhet t’u lejojmë traumave dhe hijeve të së kaluarës mbi jetën tonë të tanishme.
Komente
Nuk ka ende komente