Kënga e fundit e dashurisë

1,500 L

Nga autorja bestseller e serisë Shtatë motrat, vjen këtë herë një histori dashurie që të prek zemrën, mes botës së rokut të viteve ’60, famës, ëndrrave dhe sekreteve që ndryshojnë …

SKU: 9789928931429 Kategoria

Të biesh në dashuri mund të shndërrohet ndonjëherë në një lojë të rrezikshme…

Orla O’Donovani është rritur në brigjet e egra të Irlandës, por ëndërron jetën e kryeqytetit. Kur takon Koni Dejlin, muzikantin e talentuar dhe rebel i cili, si ajo, përpiqet të gjejë vendin e vet në botë, jeta e saj ndryshon përgjithmonë.

Dashuria i çon ata në Londrën e viteve ’60, ku ëndrrat realizohen dhe Koni bëhet i famshëm si pjesëtar i The Fishermen, grupit të suksesshëm të rokut. Por shkëlqimi i skenës fsheh një anë të errët: presioni i famës, sekretet e së kaluarës dhe plagët e pambyllura janë kërcënim për gjithçka që ata kanë ndërtuar.

Vite më vonë, kur grupi legjendar përgatitet të rikthehet në skenë, mungesa e mistershme e Kon Dejlit e hap sërish derën drejt së shkuarës. Vetëm një person mund ta zbulojë të vërtetën…

Shtëpia Botuese

Dituria

Numri i faqeve

488

Autori

Lucinda Riley

Komente

Nuk ka ende komente