Profeti, Libani yt dhe Libani im

700 L

Temat mahnitshëm shtjellojnë çështje kryesore në jetën e njeriut: Dashurinë, Martesën, Bijtë, Të dhënit, Të ngrënët dhe të pirët, Punën, Harenë dhe Dhimbjen, Shtëpinë, Veshjen, Tregtinë, Krimin dhe Dënimin, Ligjin, Lirinë, Arsyen dhe Pasionin, Dhimbjen, Vetënjohjen, Mësimdhënien, Miqësinë, Fjalën, Kohën, Të Mirën dhe të Keqen, Lutjen, Kënaqësinë, Bukurinë, Fenë dhe Vdekjen.

SKU: 9789951721011 Kategoria

“Profeti” është pa dyshim vepra më e njohur e piktorit, filozofit dhe poetit libanez Kahlil Gibran (1883 – 1931), e përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë. Vetëm në gjuhën angleze (në të cilën edhe ëshë shkruar), nga botimi i parë janë shitur më shumë se nëntë milionë kopje, duke e bërë kështu njërin nga librat më të kërkuar në histori dhe poetin e tretë më të kërkuar të të gjitha kohërave, pas Shekspirit dhe Lao Cesë.

Te “Profeti” lexuesi gjen një set esesh poetike – libri ndërtohet në 26 kapituj apo prozash poetike – që, pos filozofike e spirituale, janë edhe frymëzuese. Temat mahnitshëm shtjellojnë çështje kryesore në jetën e njeriut: Dashurinë, Martesën, Bijtë, Të dhënit, Të ngrënët dhe të pirët, Punën, Harenë dhe Dhimbjen, Shtëpinë, Veshjen, Tregtinë, Krimin dhe Dënimin, Ligjin, Lirinë, Arsyen dhe Pasionin, Dhimbjen, Vetënjohjen, Mësimdhënien, Miqësinë, Fjalën, Kohën, Të Mirën dhe të Keqen, Lutjen, Kënaqësinë, Bukurinë, Fenë dhe Vdekjen.

Njëkohësisht, këto çështje apo tema janë përbërësit e kryeveprës poetike “Profeti”. Për lexuesin shqiptar, vepra “Profeti” vjen bashkë me poemën po aq të njohur të Gibranit, “Libani yt dhe Libani im”, madje në dy variante, për shkak të specifikave të lexuesit të tij të kohës: të Lindjes dhe të Perëndimit, aktuale edhe sot, madje edhe për vetë zhvillimet politike në Gadishullin Ilirik.

Shtëpia Botuese

Pema

Numri i faqeve

104

Autori

Kahlil Gibran

Komente

Nuk ka ende komente