Mbi të bukurën dhe të madhërishmen

550 L

Ndonëse me një karakter dhe stil fare ndryshe nga veprat e tij të mëvonshme (edhe vetë Kanti, në Seksionin e parë të librit thotë se, në këtë dorëshkrim, ai paraqet shqyrtimet e tij më tepër si vëzhgues sesa si filozof), Vëzhgime për ndjenjën e së bukurës dhe së madhërishmes bartin brenda vetes vulën e karakterin dhe mendimit ende të paartikuluar kritik të Kantit.

SKU: 9789951721257 Kategoria

Ndonëse me një karakter dhe stil fare ndryshe nga veprat e tij të mëvonshme (edhe vetë Kanti, në Seksionin e parë të librit thotë se, në këtë dorëshkrim, ai paraqet shqyrtimet e tij më tepër si vëzhgues sesa si filozof), Vëzhgime për ndjenjën e së bukurës dhe së madhërishmes bartin brenda vetes vulën e karakterin dhe mendimit ende të paartikuluar kritik të Kantit, ndërsa reflektojnë qartë orientimin etik dhe antropologjik të asaj që Kanti ende e quante kategori estetike.

Një Kant rigoroz, i paragjykuar në ftohtësinë e zhvillimit të subjektit të tij transcendental dhe rigorozitetin e imperativit kategorik, njerëzoren do ta shohë dhe do ta shprehë më vonë më fuqishëm në Kritikën e mendjes praktike (1788), duke thënë: Dy gjëra më mbushin vazhdimisht me admirim; qielli me yje mbi mua dhe ligji moral brenda meje.

Dhe këto të dyjat, edhe pse ende të paartikuluara qartë në Vëzhgime për ndjenjën e së bukurës dhe së madhërishmes ishin themel i palëkundur edhe i estetikës së tij të hershme, ku e bukura dhe e madhërishmja fundamentohen në përputhshmërinë e natyrës njerëzore me veten, përmes veprimeve të duhura morale, si shfaqje të hamonisë së brendshme në raporte të jashtme ndërnjerëzore.

Shtëpia Botuese

Pema

Numri i faqeve

84

Autori

Immanuel Kant

Komente

Nuk ka ende komente