Joshja

1,500 L

Libri i tretë i serisë OFF CAMPUS

Mbi 400 milionë vizualizime në TikTok

Mos humbisni dy librat e parë të serisë:

MARRËVESHJA

GABIMI

SKU: 9789928377746 Kategoria Tag:

Do të duhet më shumë sesa një joshje e thjeshtë për ta fituar…

ELLI HEJS është në krizë. Me diplomimin që po afrohet, ajo ende nuk e ka fare idenë se çfarë do të bëjë pas kolegjit. Për ta rënduar gjendjen, zemra e saj e vrarë ka nevojë për përkujdesje, pas përfundimit të një lidhjeje të gjatë. Seksi i egër shpagues pa dyshim që nuk është zgjidhja e problemeve të saj, por yllit të mrekullueshëm të hokejit, Din Di Laurentis, është e pamundur t’i rezistosh. Vetëm një herë, gjithsesi, sepse sado e pasigurt të duket e ardhmja e saj, nuk e luan topi që nuk do të përfshijë mbretin e marrëdhënieve njënatëshe.

Ai di si të shënojë, në akull dhe jashtë tij…

DIN DI LAURENTISI gjithmonë e arrin atë që dëshiron. Vajzat, notat, vajzat, arritjet, vajzat… ai është një donzhuan, pa dyshim, dhe ende nuk ka ndeshur një vajzë të vetme që të jetë imune ndaj sharmit të tij. Derisa takon Ellin. Për një natë, biondja e zjarrtë tronditi gjithë botën e tij dhe tani dëshiron të mbeten thjesht shokë? Jo. Nuk ka marrë fund, derisa ai të thotë se ka marrë fund. Dini është tepër i angazhuar me arritjet e veta, por disa ndryshime rrënjësore në jetë e shtyjnë të pyesë veten nëse ka ardhur koha të lërë mënjanë shënimin e golave… dhe të synojë dashurinë.

Mbi autoren

Elle Kennedy është autore e shumëshitur, e lindur në Toronto, Kanada. Ajo është autore e pesëdhjetë romaneve kryesisht të zhanrit romancë dhe njihet veçanërisht për serinë Off-Campus, një fenomen global që ka mbërthyer miliona lexues në të gjithë botën.

Shtëpia Botuese

Dritan

Numri i faqeve

396

Autori

Elle Kennedy

Komente

Nuk ka ende komente