Brezi fantastik

800 L

Shtëpia Botuese Pegi sjell për lexuesit shqiptarë librin “Brezi fantastik”, me autorë Jonathan Haidt dhe Catherine Price, të përkthyer në shqip nga Ilir I. Baçi.I frymëzuar nga …

SKU: 9789928838988 Kategoria Tag:

Shtëpia Botuese Pegi sjell për lexuesit shqiptarë librin “Brezi fantastik”, me autorë Jonathan Haidt dhe Catherine Price, të përkthyer në shqip nga Ilir I. Baçi.

I frymëzuar nga libri-fenomen “Brezi i ankthit”, ky botim i ri u drejtohet drejtpërdrejt fëmijëve të moshës 9 deri në 12 vjeç, me synimin për t’u dhënë kurajon dhe dëshirën për të mbrojtur veten dhe për të zgjedhur një jetë që nuk sundohet nga ekranet dhe rrjetet sociale.

Përmes historive reale, ilustrimeve tërheqëse, sfidave praktike dhe këshillave konkrete, “Brezi fantastik” i fton fëmijët të zbulojnë botën reale, miqësinë, aventurën dhe pasionet përtej telefonave dhe rrjeteve sociale. Libri është vlerësuar si bestseller nr. 1 në New York Times dhe është përzgjedhur ndër librat më të mirë të vitit nga School Library Journal. Një libër frymëzues jo vetëm për fëmijët, por edhe për prindërit dhe edukatorët që kërkojnë të kuptojnë më mirë sfidat e brezit dixhital.

Shtëpia Botuese

Pegi

Numri i faqeve

240

Autori

Catherine Price, Jonathan Haidt

Komente

Nuk ka ende komente