Mamia e Aushvicit

1,400 L

“Aushvic, 1943. Teksa shtrëngoja pas vetes atë foshnjë të porsa-lindur, gishtat e mi prekën tatuazhin e zi të gdhendur në kofshën e saj të brishtë. U luta që ajo shenjë, identike me atë …

SKU: 9789928008251 Kategoria Tag:

“Aushvic, 1943. Teksa shtrëngoja pas vetes atë foshnjë të porsa-lindur, gishtat e mi prekën tatuazhin e zi të gdhendur në kofshën e saj të brishtë. U luta që ajo shenjë, identike me atë të nënës së saj, të bëhej udhërrëfyesi që do të bashkonte sërish një familje të ndarë nga lufta.”

Kur Ana Kaminski kalon përmes portave të hekurta të Aushvicit krah mikeshës së saj të tmerruar, Esterit, ajo e di se mbijetesa varet nga një gënjeshtër e guximshme. Me një qetësi sfiduese, Ana deklaron para rojave se është mami dhe se Esteri është asistentja e saj.

Të damkosura me numra identifikimi dhe të dërguara në barakën e maternitetit, ato zbulojnë një realitet mizor ku jeta dhe vdekja ndahen nga një fije e hollë. Ana e kupton se fati i qindra foshnjave dhe nënave tashmë ndodhet në duart e tyre. Mes urisë dhe hijeve të kampit, ajo betohet të bëjë të pamundurën: të shpëtojë jetë aty ku vdekja është i vetmi rregull. Kur dy roje të SS-ve rrëmbejnë një foshnjë bionde nga krahët e së ëmës, dhimbja bëhet thuajse e papërballueshme për Anën. Megjithatë, një shkëndijë shprese mbijeton: foshnjat më të shëndetshme po dërgohen në familje gjermane, çka u garanton mbijetesën.

Në një kohë kur zërat për mbarimin e luftës shtohen dita-ditës, Ana dhe Esteri nisin t’u bëjnë fshehurazi foshnjave të njëjtin tatuazh që mbajnë nënat e tyre, me lutjen e madhe se kjo shenjë do t’i ndihmojë të bashkohen një ditë.

Por, një mëngjes herët, Ana vëren një fryrje të lehtë nën veshjen e hollë me vija të Esterit…

I frymëzuar nga një histori e jashtëzakonshme njerëzore, ky roman prekës dëshmon luftën e një gruaje për dashurinë dhe shpresën në një kohë errësire të paimagjinueshme.

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

Numri i faqeve

403

Autori

Anna Stuart

Komente

Nuk ka ende komente