Ferri i çarë

Çmimi origjinal qe: 1,200 L.Çmimi i tanishëm është: 600 L. Save 600 L (50% Off)

Pas botimit të romanit “Rrugët e ferrit” ose burgologji për Spaçin, vjen romani tjetër i autorit Visar Zhiti i titulluar “Ferri i çarë”, burgologjia për Qafë-Barin, një rrëfim …

10 stok

SKU: 9789928132062 Kategoria Tags: ,

Pas botimit të romanit “Rrugët e ferrit” ose burgologji për Spaçin, vjen romani tjetër i autorit Visar Zhiti i titulluar “Ferri i çarë”, burgologjia për Qafë-Barin, një rrëfim tronditës, plot me episode befasuese, me mesazhe të thella njerëzore, me emocionin e bukur që përçon arti i lartë. Libri të përthith të gjithin duke ta mbajtur frymën pezull, ndërkohë është dokument i gjallë që dëshmon dhunën e madhe e të gjithanshme të diktaturës dhe qëndresën ende më të madhe të atyre që i dolën përballë. Në këtë roman na bëhet i njohur një tjetër burg, minierë tjetër, komandë tjetër, por po ajo përditshmëri e pabesueshme ferri, e cila kulmon me revoltën e të burgosurve, me shtypjen e dhunshme të saj, me pushkatimet e nismëtarëve. Është e vetmja vepër që na e jep qartë dhe dhembshëm këtë kryengritje të burgosurish, si nisi, pse, si u përhap, si veproi, çfarë kërkohej, si veproi diktatura, etj. Autori, i pranishëm në revoltë, i shkrin të dyja revoltat në një si palimpsest të vetëm, që fërgëllon i përgjakur në ajër. Pas ardhjes së helikopterit qeveritar me shefat e Ministrisë së dhunës, revolta shtypet me terror dhe përfundon me tragjedi.

Shtëpia Botuese

Omsca-1

Numri i faqeve

560

Autori

Visar Zhiti

Komente

Nuk ka ende komente