Derisa dashuria të na ndajë

Çmimi origjinal qe: 1,200 L.Çmimi i tanishëm është: 720 L. Save 480 L (40% Off)

Amalia Berger është një avokate e afirmuar njujorkeze, e njohur në qarqet profesionale si “mbretëresha e akullt”. Por prindërit, pasanikë të mëdhenj, i kushtojnë gjithnjë pak vëmendje. …

40 stok

SKU: 9789928004321 Kategoria Tags: ,

Amalia Berger është një avokate e afirmuar njujorkeze, e njohur në qarqet profesionale si “mbretëresha e akullt”. Por prindërit, pasanikë të mëdhenj, i kushtojnë gjithnjë pak vëmendje. Rajëni, me prejardhje irlandeze, është më i madhi ndër katër djemtë e shtëpisë dhe familja e tij e rrëmujshme administron një pab tipik në zemër të Mollës së Madhe. Që të dy janë njohur në shkollën e jurisprudencës në Yale, ku ka lindur antipatia e tyre e ndërsjellë.

Më pas Amalia qëndroi në Nju Jork, kurse Rajëni bëri karrierë në Çikago. Derisa një ditë, oferta për një vend si zëvendës prokuror do ta sjellë në Nju Jork. Rasti i parë me të cilin do t’i duhet të përballet duket vërtet i rëndomtë: një arrestim për drejtim automjeti në gjendje të dehur nga një vajzë e shoqërisë së lartë. Por ajo që duket e thjeshtë, mund të ndërlikohet papritur e papandehur, nëse për shembull avokati mbrojtës i vajzës është pikërisht ajo, Amalia Bergeri, që Rajëni ka dhjetë vjet pa e parë… Ballafaqimi në sallë degjeneron deri aty sa gjyqtari u jep të dyve një dënim shembullor, që i detyron të kalojnë shumë kohë së bashku. Dhe çfarë mund të ndodhë nëse dy persona që urrehen nga thellësia e zemrës janë të detyruar nga ligji që të bashkëpunojnë?

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

Numri i faqeve

332

Autori

Anna Premoli

Komente

Nuk ka ende komente