7 zakonet e familjeve të suksesshme

Çmimi origjinal qe: 1,400 L.Çmimi i tanishëm është: 840 L. Save 560 L (40% Off)

Udhëzuesi i ri më i shitur për zgjidhjen e problemeve, të vogla e të mëdha, të rëndomta dhe të jashtëzakonshme, me të cilat përballen të gjitha familjet, herët a vonë. Ky libër i …

40 stok

SKU: 9789928004208 Kategoria Tags: ,

Udhëzuesi i ri më i shitur për zgjidhjen e problemeve, të vogla e të mëdha, të rëndomta e të jashtëzakonshme, me të cilat përballen ë gjitha familjet, herët a vonë.

Ky libër i shumëpritur ofron mësime të çmuara për krijimin dhe ruajtjen e një kulture të fortë familjare, në këtë botë të trazuar.

Me të njëjtat ide të thella, me po atë thjeshtësi dhe mençuri praktike që e ngjiti në majat botërore librin “7 zakonet e njerëzve të suksesshëm”, Stephen R. Covey e kthen tani vëmendjen te shqetësimi kryesor i shoqërisë së sotme, te familja.

Nuk ka familje pa sfida, nga vetë pjesëtarët e saj apo nga bota e jashtme. Në këtë libër, Covey tregon se si 7 zakonet krijojnë një kuadër të fuqishëm parimesh të përhershme, universale dhe të vetëkuptueshme, të cilat lejojnë pjesëtarët e familjes të komunikojnë me efikasitet për problemet e tyre dhe t’i zgjidhin ato.

Me qartësinë dhe veçantinë me të cilat tashmë ka bërë për vete dhjetëra miliona lexues, Covey na tregon se parimet e 7 zakoneve mund të përdoren për të ndërtuar familje të forta dhe të dashura, që zgjasin me breza.

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

Numri i faqeve

531

Autori

Stephen R. Covey

Komente

Nuk ka ende komente